Faqet janë një pjesë e blogut tuaj. Ato mund të përdoren për shumë qëllime edhe shfaqen kryesisht në menunë kryesore të Blogut tuaj. Megjithëse ka edhe Blogje që në vend të faqeve në menu shfaqin kategoritë. Ky tutorial do t’ju tregoj juve se si të rëndisni faqet sipas dëshirës tuaj. Normalisht kur ju shtoni një faqe ajo rënditet automatikisht ose sipas alfabetit. Ju nuk doni këtë por doni sipas dëshirës tuaj. Shihni si bëhet.
1. Po marrim një rast fare të thjeshtë. Un kam 3 faqe në blogun tim edhe ato jan të rënditura në një mënyrë të tillë si tregohet në foto poshtë.

2. Ajo që unë dua të bëj është që ti rëndis komplet ndryshe. Pra Muzik në vend të parë, informatika në vend të dytë edhe Futboll në atë të tretë. Për këtë duhet të hyj në Panelin e administrimit edhe tek menuja anash Faqet zgjedh cilësinë Korrigjo.
3. Pasi të keni klikuar aty do ju shfaqen në të djathtë të gjitha faqet tuaja të krijuara. Nëse afroni mausin mbi njërën nga faqet, poshtë saj ju shfaqen disa cilësi të tjera. Kësht që ju afroni mausin tek e para për shembull edhe klikoni tek Shprejt Korrigjo nga gjërat që ju shfaqet në atë mini menu.
4. Pasi ta keni bërë do ju hapet një mini menu e vogël që përmban shumë cilësi. Ne do të fokusohemi vetëm tek ajo e rënditjes. Ajo ndodhet e dyta në rrjeshtin e djathtë. Gjithashtu është e dallueshme edhe nga emërimi që ka. Aty anash ju vendosni numrin që përcakton rradhën në rënditjen të asaj Faqeje. Kujdes: Numërimi në këtë sistem nis nga ZERO. Pra me pak fjalë ju duhet të keni parasysh:
- 0 – e para në rënditje
- 1 – e dyta në rënditje
- 2 – e treta në rënditje
- 3 – e katërta në rënditje
Mbasi keni kuptuar sistemin si funksionon ju duhet të vendosni numrin që dëshironi edhe të klikoni tek Aktualizo Faqen. Në rastin tim bëhet fjalë për Faqen futboll që unë dua ta shfaq të tretën e prandaj shënoj tek rënditja numrin 2.

5. Të njëjtën gjë bëj edhe me pikat e tjera të rënditjes. Ndryshoj numrin e rënditjes në bazë të asaj që unë dëshiroj. Pra në rastin tim konkret për Faqen Informatika vendos numrin 1 sepse dua të shfaqet e dyta. Ndërsa tek faqja Muzik që dua të shfaqet e para vendos numrin 0. Kështu që në fund nëse shkoj në blogun tim edhe rifreskoj faqen atëher do më shfaqet rënditja e re. Gjithashtu rënditjen e faqeve mund ta ndryshoni sa her të doni.
