Sondazhet janë një metodë nga e cila merret parasysh mendimi që kanë të tjerë mbi një argument. Ju mund të kuptoni se çfarë përlqejnë ose jo lexuesit e Blogut tuaj. Pikërisht për këtë ju mund të krijoni sa sondazhe të doni me anë të një plugini që ne kemi vën në dispozicionin tuaj. Në këtë tutorial do ju tregojmë hap pas hapi se si shtohet një sondazh.
1. Si fillim ju duhet të aktivizoni Pluginin i cili është përgjegjës për këtë gjë. Ne nuk e kemi autoaktivizuar sepse ju ngarkon pak blogun nëse nuk e përdorni, pra jeni ju ai që vendosni me e përdor apo jo këtë plugin. Për ta aktivizuar atë hyni në Platformën e administrimit edhe pastaj shkoni tek Plugins dhe klikoni tek Instaluar.

2. Më pas do ju shfaqet një listë me të gjithë pluginet në dispozicionin tuaj. Plugini që ju kërkoni quhet Sondazh. Poshtë tij ka një lidhje që quhet Aktivizo. Kliko aty për ta aktivizuar atë Plugin për Blogun tuaj.

3. Mbasi ta keni aktivizuar këtë Plugin në menunë tuaj do ju shfaqet një Tab i ri që titullohet Sondazh. Ju duhet të zbrisni nga fundi i menusë për ta parë atë. Gjithashtu e dalloni nga një ikonë specifike që ka. Në këtë tab ka dy mundësi. Menaxho Sondazhet ose Shto Sondazh.
4. Nëse klikoni tek Menaxho Sondazhet ju mund të keni një shikim të plotë mbi sondazhet që keni krijuar, mbi numrin e votimeve që janë bër mbi to edhe mbi datën e mbylljes apo jo të sondazhit. Gjithashtu ju mund të modifikoni sondazhet tuaja sipas dëshirës. Në rastin tonë që duhet të krijojmë një sondazh, ju duhet të klikoni tek Shto Sondazh.
5. Mbasi keni klikuar aty do ju hapet menuja për krijimin e sondazhit. Aty duhet të keni parasysh ca gjëra që ne po jua shpjegojmë më poshtë.
- Titulli: Si fillim ju duhet të vendosni një titull për Sondazhin tuaj. Gjeni një të lezetshëm edhe tërheqës.
- Përgjigja: Këtu do të shkruani mundësitë që do të kenë votuesit për të zgjedhur. Si fillim ju jepet mundësi vetëm të vendosni dy përgjigje, por duke klikuar tek butoni Shto Përgjigje ju mund të shtoni të tjera. Nëse jeni penduar edhe doni të hiqni një nga ato të shtuarat, anash secilës përgjigje keni një buton Hiq. Klikoni aty edhe do të hiqet përgjigja përkatëse.
- Përgjigje të shumta: Nëse nuk doni ta keni sondazhin vetëm me mundësi të 1 përgjigjeje, atëher zgjidhni cilësinë “PO” edhe zgjidhni numrin e përgjigjeve që ka të drejtë të japi tjetri.
- Data Fillimit: Normalisht nëse krijoni një sondazh doni ta shfaqni direkt. Nëse është kështu ju nuk duhet të luani gjë në këtë cilësi edhe ta leni ashtu si është. Nëse doni që sondazhi juaj të jet publik më vonë, atëher vendosni orën edhe datën e hapjes së sondazhit.
- Më pas zgjidhni cilësinë e mos mbylljes së sondazhit (mund ta mbyllni vet më vonë) edhe klikoni Shto Sondazhin.
6. Nëse keni bërë të gjitha veprimet e duhura edhe të sakta, atëher do të merrni një lajmërim që ju tregon se Sondazhi jua u shtua me sukses. Në krah të djathtë keni një lidhje Menaxho Sondazhet. Ju duhet të klikoni aty.
7. Mbasi të keni klikuar aty, do ju hapet një faqe që ju liston të gjithë sondazhet tuaja. Gjithashtu aty gjeni edhe shumë informacione të tjera ose mundësinë për të ndryshuar apo fshirë një sondazh. Ajo që ju duhet të mbani mend është ID e Sondazhit tuaj. Kjo ju duhet kur ta postoni sondazhin në faqe. ID e sondazhit tonë të krijuar në këtë rast është 2.

8. Mbasi të keni mbajtur mënd numrin e sondazhit, atëher duhet të shkoni të krijoni një postim të ri. Pasi të keni krijuar postimin e keni vënë titullin, ju duhet të klikoni mbi një ikonë nga e cila të shtoni sondazhin. Ikona ka formën e njëgrafiku me shkallë edhe një shenjë plusi. Do e vini re sepse më parë kur nuk kishit aktivizuar këtë Plugin, ajo ikonë nuk ishte aty. Mjafton të klikoni mbi ikonën.
9. Kur të keni klikuar mbi atë ikonë, do ju hapet një dritare e vogël e cila ju kërkon që ju të vendosni ID e Sondazhit. ID është ai numri që ne mbajtëm mënd nga shparë. Në rastin tonë ishte ID e sondazhit 2. Pra në këtë kutinë vendosim numrin 2 edhe klikojmë tek OK.

10. Mbas këtij veprimi në postimin tonë që po shkruanim duhet të na shfaqet një kod automatikisht. Ky kod është 99% i ngjashëm për të gjithë sondazhet që ne krijojmë. E vemtja gjë që ndryshon është numri/ID e sondazhit. Në rastin tonë ishte 2 edhe prandaj edhe në kod ëshët 2. Kodi është pak a shumë i ngjashëm si më poshtë.

11. Mbasi kemi vendosur edhe sondazhin ne mund të shtojme komentet apo përshkrimin e postimit sipas dëshirave tona. Në fund ka rëndësi vetëm të klikojmë butonin “Publiko” për ta bërë postimin të shikueshëm nga të gjithë. Nëse kemi kryer të gjithë hapat e përmendur më lart në mënyrë të saktë, rezultati juaj do të jetë i tillë si më poshtë.

Shënim: Nëse sondazhin nuk doni ta shtoni si postim por si Widget, shiko këtë postim këtu.